CHICKEN TAQUITOS - YUMMY AND FRESH


 


INGREDIENTS

·         3 cups shredded rotisserie chicken.

·         2 ½ cups shredded Monterey Jack cheese.

·         ¼ cup Sweet Baby Ray’s Original Barbecue Sauce.

·         ¼ cup Sweet Baby Ray’s Buffalo Wing Sauce.

·         3 ounces cream cheese, softened.

·         10 small flour tortillas, fajita size.

·         Chopped cilantro, optional.

DIRECTIONS

·         Preheat oven to 425 degrees F and coat a baking sheet with cooking oil.

·         Place chicken into a medium bowl.

·         In a small bowl, stir together cream cheese, Sweet Baby Ray’s Original Barbecue Sauce, and Sweet Baby Ray’s Buffalo Wing Sauce until smooth.

·         Add cheese to chicken mixture and stir to combine.

·         Spray one side of each tortilla with cooking spray or brush it with vegetable oil.

·         On the side of the tortilla without oil, place cream cheese filling down the center of each tortilla from one end to the other.

·         Roll up tortilla and place the seam side down on a prepared baking sheet.

·         Place in oven and bake for 20 minutes, or until crispy and golden.

·         If desired, serve with a drizzle of more Buff-a-cue Sauce and sprinkle with chopped cilantro and sour cream, ranch, or blue cheese dressings for dipping.  

Pule e Pjekur Mbushur me Oriz.


Përbërësit:
• 1 gote uji oriz,
• 100 gr gjalpë,
• 1 qepë,
• 1 pulë e madhe te 1.5kg ,
• erza te thara ne tableta(vegeto),
• mustardë
• kripë,
• piper


Përgatitja:

Pulën e pastrojmë me pase vejme qe ta zijme . me pase e heqim dhe e leme qe te ftohet. Me pas  e marinojme me krip piper rigon dhe rozmarin si dhe vegeto. Ne nje ene tjeter ne te njejten kohe vejm orizin 10minuta qe te ziej në ujë me kripë. Qepa e prere e skuqim me 50 gr gjalpë deri sa te marrin nje ngjyre te arte . Hidhet orizi i kulluar , hedhim  pak kripë e vegetë dhe me këtë masë të orizit mbushet pula. Vendoset në tavë, ku do të piqet, mbi i hedhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë, por jo e djegur dhe 0.5 gotë ujë. Pula mbulohet me leter alumin dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë Celsius për t’u pjekur 1 orë.
Zbulohet nga letra e aluminit, laget me lëngun, të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 minuta gjersa të skuqet mirë.
Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

MAKARONA ME MISH TONI



Përbërësit e nevojshëm për katër persona:

·          350 g makarona sipas llojit qe deshironi,
·          160 g mish toni te mare nga konserva,
·          1 thelb hudhre per ti dhene shije .
·         Borzilok
·         Domate
·         Spec djeges

Përgatitja:
Duhet ta kulloni  mirë mishin e tonit nga vaji, hudhrën e presim te imët  dhe domaten duhet ta presim përgjysmë.
Ndërkohë duke zier  makaronat  fërgojme hudhrën , specin djegës, domaten dhe gjysmë borziloku.
Kur makaronat të jenë pothuajse gati , duhet ti kulloni dhe  hidhini në tigan bashkë me mishin e tonit.

                            JU BEFTE MIRE !

Byrek role me spinaq dhe djathë të bardhë


Byrek role me spinaq dhe djathë të bardhë

 

Përbërsit për Byrek role me spinaq.

·         300 gr. djathë të bardhë

·         700 gr. spinaq

·         2 lugë miell

·         1 koker vezë

·         gjysëm gote qumësht

·         1 lugë të vogël kripë

·         1 luge te vogël piper të zi

·         1 luge te vogel majdanoz

·         1 pako me peta byreku te njoma

·         3-4 lugë fara susami të zi dhe të bardhë

·         3 lugë vaj ulliri

 Përgatitja: Pastroni spinaqin dhe grijini trashë.shtoni pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumështin dhe miellin. Sapo te skuqet pak hiqeni dhe shtoni ne peta.

Petat  palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje. Vendoseni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve. Me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut me pak vaj ulliri . Spërkatini me fara susami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.

Hiqeni dhe ju eshte gati per tu konsumuar.

Ju befte mire.

 


NJE MENGJES I SHIJSHEM ME PETULLAT E GJYSHES.


Përgatitja e Petullave Gënjeshtare në kushte shtëpie.


Petulla të ngrohta, qe mund te shoqërohen me pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë shija e tyre të magjeps tërësisht.

Te kendshme për mëngjes, petullat jane një nga gatimet speciale jo vetëm për familjen  por edhe miqtë .
Ju sjellim më poshtë një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e tyre.
Emërtohen gënjeshtare sepse janë të fryra nga jashtë dhe bosh nga brenda. E megjithatë, shija e tyre është fantastike.
Përbërësit
-        500 gr miell gruri.
-        2 kokrra vezë të freskëta.
-        1 gotë e gjysmë kos.
-        Dy lugë kafeje me sodë.
-        Pak kripë.
Përgatitja

Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën dhe kripën shtojmë dy vezët dhe kosin.I përziejmë të gjithë përbërësit dhe punojmë brumin me dorë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.

Pasi brumi është gati, #GATIMESHTEPIE ju sugjeron ta lini të pushojë përreth një orë.


Brumin e ndajmë në dy pjesë dhe secilën prej pjesëve e hapim në një petë me trashësi rreth gjysem cm.

Petën e presim sipas dëshirës në katrore, rrethore me gote  ose trekëndore të vogla me madhësi nga 5-6 centimetra.
Vendosim tiganin në zjarr dhe hedhim vajin dhe sapo te nxehet fillojmë me skuqjen.
JU BEFTE MIRE.

Hasude e Pjekur

Hasude e Pjekur

Hasudeja është një ëmbëlsirë shqiptare, eshte e thjeshtë dhe e lirë,  pa shumë shpenzime.

Baza per gatimin e Hasudes eshte  niseshteja , është e veçantë në shije dhe pëlqehet për pjesën e jashtme që rezulton krokante, ndërsa brenda e butë dhe e shkrifët.

 ingredientet për hasudenë:

·         2 gota e 1/2 ujë

·         1 gotë e 1/2 sheqer

·         niseshte 1 gotë

·         gjalpë 80 gr

·         1 e verdhë veze

·         kanellë dhe arra sipas dëshirës

Si te pergatisim Hasude-n:

Marim nje tenxhere të thellë vendosim 1 gotë e 1/2 ujë, sheqerin e gjalpin dhe  e lëmë të bjerë në valë.

Në një tas të thellë hedhim gotën tjetër të ujit ku tresim gjithë sasinë e niseshtes. Në momentin që uji bie në valë bashkojmë niseshten dhe trazojmë me lugë druri, derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Nëse duam të shtojmë kanellë dhe arra, e bëjmë 1 moment përpara se të hedhim niseshtenë në ujin e valuar.

Marim nje tave dhe shtrojmë Hasuden, e lyejmë në sipërfaqe me të verdhë veze të përzier me 1 lugë ujë dhe e fusim në furrën e paranxehur në temperaturë 200-210°C, derisa të formojë njëfare koreje në sipërfaqe apo cipe të kuqerremtë.


Kek me recel.


Ingredientet :

·         2 vezë

·         100 gr cokollatë gatimi

·         100 gr sheqer

·         80 gr miell

·         1/2 pluhur pjekurinash

·         kanellë

·         50 gr gjalpë

·         Për sherbetin:

·         100 gr cokollatë gatimi

·         1 lugë gjelle qumësht

·         2 lugë gjelle vaj

·         reçel


Hapi 1

Vezët rrahini bashkë me sheqerin. Shtoni miellin bashkë me pluhurin për pjekurina, gjalpën dhe cokollatën e shkrirë si dhe pak kanellë.

Hapi 2
Krijoni një brumë homogjen dhe këtë zbrazeni në një tepsi më të vogël. Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për afro 35 minuta.

Hapi 3
Kekun e nxehtë lyejeni me recel sipas dëshirës, pastaj me cokollatë të shkrirë bashkë me qumësht e me vaj.

Hapi 4
Ju bëftë mirë.


TORTE E FTOHTE ME BISKOTA DHE BANANE


TORTE E LEHTE PER 20 MINUTA

Përbërësit e tortës se ftohte me biskota

3 puding
1l qumesht
2 pako biskota Pettit
2 banane
(1/2) gjysem gote uji me sheqer
arra te copetuara

Recetë për Torte me Biskota dhe përgatitja.

1)    1 pudingun e përziejmë me sheqerin dhe qumësht deri sa te behet krem.

2)    Me pas e vëmë ne nje tenxhere per ta ziere.

3)    Sa te marre vale nderkoh presim bananet feta te holla.

4)    Pasi pudingu merr vale hiqet dhe ne nje ene shtrojm biskota derdhim puding sipër

5)    Shtrojmë përsëri biskota dhe nje shtrese puding.

6)    Shtrojmë bananet e prera dhe përsëri shtresën e fundit me biskota dhe puding te gjithin ne menyre qe te mbushet cdo hapesire dhe hidhini arrat siper.

7)    Futeni ne frigorifer dhe lëreni te ftohet dhe eshte gati.

                             Ju befte mire