Hasude e Pjekur
Hasudeja është një ëmbëlsirë shqiptare, eshte e
thjeshtë dhe e lirë, pa shumë shpenzime.
Baza
per gatimin e Hasudes eshte niseshteja ,
është e veçantë në shije dhe pëlqehet për pjesën e jashtme që rezulton
krokante, ndërsa brenda e butë dhe e shkrifët.
ingredientet për hasudenë:
·
2 gota e 1/2 ujë
·
1 gotë e 1/2 sheqer
·
niseshte 1 gotë
·
gjalpë 80 gr
·
1 e verdhë veze
·
kanellë dhe arra sipas dëshirës
Si te pergatisim Hasude-n:
Marim
nje tenxhere të thellë vendosim 1 gotë e 1/2 ujë, sheqerin e gjalpin dhe
e lëmë të bjerë në valë.
Në
një tas të thellë hedhim gotën tjetër të ujit ku tresim gjithë sasinë e
niseshtes. Në momentin që uji bie në valë bashkojmë niseshten dhe trazojmë me
lugë druri, derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Nëse
duam të shtojmë kanellë dhe arra, e bëjmë 1 moment përpara se të hedhim
niseshtenë në ujin e valuar.
Marim
nje tave dhe shtrojmë Hasuden, e lyejmë në sipërfaqe me të verdhë veze të
përzier me 1 lugë ujë dhe e fusim në furrën e paranxehur në temperaturë
200-210°C, derisa të formojë njëfare koreje në sipërfaqe apo cipe të
kuqerremtë.
No comments:
Post a Comment