Përbërësit:
• 1 gote uji
oriz,
• 100 gr gjalpë,
• 1 qepë,
• 1 pulë e madhe te 1.5kg ,
• erza te thara ne tableta(vegeto),
• mustardë
• kripë,
• piper
Përgatitja:
Pulën e pastrojmë me pase vejme qe ta zijme . me pase e heqim dhe e leme qe
te ftohet. Me pas e marinojme me krip piper rigon dhe rozmarin si dhe
vegeto. Ne nje ene tjeter ne te njejten kohe vejm orizin 10minuta qe te ziej në
ujë me kripë. Qepa e prere e skuqim me 50 gr gjalpë deri sa te marrin nje
ngjyre te arte . Hidhet orizi i kulluar , hedhim pak kripë e vegetë dhe
me këtë masë të orizit mbushet pula. Vendoset në tavë, ku do të piqet, mbi i
hedhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë, por jo e djegur dhe 0.5 gotë
ujë. Pula mbulohet me leter alumin dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200
gradë Celsius për t’u pjekur 1 orë.
Zbulohet nga letra e aluminit, laget me lëngun, të cilin e lëshon gjatë
pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 minuta gjersa të skuqet mirë.
Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
No comments:
Post a Comment