Përgatitja e Petullave Gënjeshtare në
kushte shtëpie.
Petulla të ngrohta, qe mund te shoqërohen me
pak mjaltë, sheqer pluhur a kanellë, reçel apo djathë shija e tyre të magjeps
tërësisht.
Te kendshme për mëngjes, petullat jane një nga gatimet speciale jo vetëm për
familjen por edhe miqtë .
Ju sjellim më poshtë një recetë të lehtë dhe të shpejtë për përgatitjen e tyre.
Emërtohen gënjeshtare sepse janë të fryra nga jashtë dhe bosh nga brenda. E
megjithatë, shija e tyre është fantastike.
Përbërësit
-
500
gr miell gruri.
-
2
kokrra vezë të freskëta.
-
1
gotë e gjysmë kos.
-
Dy
lugë kafeje me sodë.
-
Pak kripë.
Përgatitja
Në një tas të madh shtojmë miellin, sodën
dhe kripën shtojmë dy vezët dhe kosin.I përziejmë të gjithë përbërësit dhe
punojmë brumin me dorë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe
homogjene.
Pasi brumi është gati, #GATIMESHTEPIE ju sugjeron ta lini të pushojë përreth
një orë.
Brumin e ndajmë në dy pjesë dhe secilën prej
pjesëve e hapim në një petë me trashësi rreth gjysem cm.
Petën e presim sipas dëshirës në katrore, rrethore me gote ose trekëndore të vogla me madhësi nga 5-6 centimetra.
Vendosim tiganin në zjarr dhe hedhim vajin dhe sapo te nxehet fillojmë me
skuqjen.
JU BEFTE
MIRE.
No comments:
Post a Comment